Flash

Marrëveshja e Hormuzit/ Çfarë dimë deri tani për paktin mes SHBA-së dhe Iranit

Marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit ka ndalur përkohësisht luftën dhe ka rihapur Ngushticën e Hormuzit, por çështjet që shkaktuan konfliktin, si programi bërthamor iranian, rezervat e uraniumit, sanksionet, fondet e ngrira dhe përplasja me Izraelin, mbeten ende të pazgjidhura dhe do të jenë objekt i negociatave të vështira në muajt në vijim.

12:49

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Trump-Erdogan, një duel humbësish

Lapsi.al 16 August 2018
Trump-Erdogan, një duel humbësish
Ngaqë në lojë janë dy aktorë kryesorë – populisti shpërthyes Donald Trump dhe autokrati i ashpër Rexhep Taip Erdogan – që vendosin testosteron me shumicë në praktikat e tyre diplomatike, është e vështirë të vësh bast se si do të rrjedhë beteja e tanishme mes ShBA dhe Turqisë. Në fakt është një ndeshje spektakolare që ka nisur ndërmjet dy vendeve. Ajo zjente prej muajsh. Pa sukses Ankaraja i kërkonte amerikanëve Fethullah Gülen, kreun e vllazërisë të cilën presidenti turk e akuzon për grushtin e shtetit të korrikut 2016. Gjithëashtu pa sukses, Uashingtoni, këmbëngulte për lirimin e një pastori evangjelist që autoritetet turke e akuzojnë në mënyrë tejet fantaziste se është përzier në tentativën e puçit (lexo poshtë). Portret/ Kush është, Andrew Brunson, pastori që ka futur në konflikt ShBA me Turqinë Këtyre i’u shtoheshin divergjenca serioze mbi luftën në Siri, ku Uashingtoni mbështet forcat kurde për të mposhtur ISIS-in, ndërsa Turqia do të zhdukë nga teritori i saj, po ashtu si nga Siria, çdo lloj forme të rezistencës kurde. Brenda disa ditëve këto mosmarrëveshje degjeneruan. Të premten, më 10 gusht, Donald Trump njoftoi dyfishimin  e tarifave doganore për importet e çelikut dhe aluminit turk. Këto sanksione mjaftuan për të zhytur lirën turke në një stuhi të fortë monetare dhe për destabilizuar një ekonomi të dobësuar nga inflacioni dhe borxhi publik. Erdogani denoncoi menjëherë një komplot politik dhe i bëri thirrje mbështetësve të tij t’a përkrahin në këtë ‘betejë kombëtare”, në emër të Allahut kundër dollarit. Hutimi i Parisit dhe Berlinit Kur dihet që ShBA dhe Turqia janë aleatë për një kohë të gjatë, shtylla në NATO-s që prej kohës së luftës së ftohtë kundër BRSS, të lidhura përmes një traktati mbrojtjeje reciproke dhe prej shkëmbimesh të forta ushtarake (armatime bërthamore gjenden në bazën e Incirlikut në Turqi), kjo përplasje zhurmaxhinjsh është e pa precedent. Konsekuencat ekonomike mund të jenë të ashpra. Natyrisht për ekonominë turke, por në një plan më të gjërë edhe për bankat ndërkombëtare, europiane sidomos, tek të cilat kompanitë turke kanë borxhe të mëdha.   Konseguencat diplomatike nuk janë më pak të rrezikshme. “Ne kërkojmë miq dhe aleatë të rinj” ka shpallur tashmë Erdogan. Me ëndrat e madhështisë së rilindur Ottomane, ky i fundit po përpiqet të ndërtojë përballë ShBA, “një aks rezistence” përreth Ankarasë. Ai po kërkon mbështetjen e europianëve, të cilëvë u ka në dorë një mjet të fortë shantazhi, që kur është angazhuar të kontrollojë flukset emigruese që vijnë nga Lindja e Mesme Mungesa e përgjigjes së Francës dhe Gjermanisë ndaj propozimit të presidentit turk për një takim katërsh së bashku me Rusinë për çështjen e Sirisë, tregon qartë për sikletin e Parisit dhe të Berlinit. Vladimir Poutine, në të kundërt fërkon duart nga kjo krizë dhe ai nisi menjëherë ministrin e tij të jashtëm në Ankara. Për momentin ai është i fituar në të gjitha drejtimet, sepse dobësimi i NATO-s është për të një objektiv strategjik. Përpara se ta shtyjnë shumë përpara ndeshjen e tyre, Donald Trump dhe Erdogan do të qe mirë të ndërgjegjësoheshin. Në të kundërt do të ishin dhe njëri dhe tjetri humbës. I pari se nuk do të kishte më në krah një aleat me peshë në rajon dhe i dyti sepse do të binte në duart e Moskës. Editoriai i së përditshmes le Monde 17 gusht Lexo me tej:

Analiza / “Gjithnjë e më i izoluar Erdogani po dorëzohet tek Putini”

Surpriza e radhës: thirrja që Erdogan u bën turqve Mos e humbni: Ku mund t’a çojë vendin miqësia Rama Erdogan  

Të këshilluara

Kafshët e barabarta të Erion Veliajt

Një investigim i thelluar i BIRN, nxori këtë javë në dritë një anë të errët të bashkisë së Tiranës. Në shkrimin e gazetares Lindita Cela (lexoje të plotë këtu p...

10:29

Lëreni Edin të pushojë!

Ndërsa Edi Rama ka nisur pushimet, të gjithë opozitarët e tij i kanë filluar një proces në mungesë për dy nga temat madhore që po zaptojnë këto ditë titujt krye...

15:01

Dera që Thaçi po i hap Rusisë

Hashim Thaçi ia hapi një deriçkë Rusisë, por ajo është tepër e madhe për t’u mjaftuar me kaq. 1. Në shikimin nga Moska “korrigjimi” i Hashim Thaçit mund t...

13:26

Ne, brezi i Kadaresë dhe brezi i Unnikatilit

Kam nisur prej disa ditësh përshtatjen me idenë se të mbetesh prapa bote ka përparësitë e veta. Për shembull, ty mund të të ketë ngecur ora tek Kadareja, por pa...

11:54

Hashim Thaçi dhe pasioni i një injoranti

Aventura e re, për korrigjimin e kufijve, tejkalon me potencialin e vet shkatërrues aventurat e mëparshme “korrigjuese” të Thaçit. 1. Hashim Thaçi k...

16:22

Gjithçka përveç Thaçit

Debati i hapur beftas për një marrëveshje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë po merr në trojet shqiptare një rrjedhë të shtrëmbër, duke degraduar në një pozici...

15:48

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI